Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se kriminelëve serbë nuk u bën për NATO-n, por ndalen kur e shohin qeverinë sovrane dhe demokratike të Kosovës. Këto komente ai i ka bërë në një medium austriak kur është pyetur nëse mendon që Serbia e ka njëmend aneksimin e dhunshëm të veriut.
Në pyetjen e gazetarit lidhur me aneksimin e veriut kur në Kosovë janë mbi 5 mijë trupa të NATO-s, Kurti ka përmendur lëndimin dhe plagosjen e ushtarëve të KFOR-it në veri, shkruan Paparaci.com.
Ai madje ka thënë se kriminelët serbë “nuk e kanë problem”, NATO-n, por që sigurisht ndalen kur e shohin qeverinë sovrane dhe demokratike.
“Më 29 maj në këtë vit në Zveçan 90 ushtarë të KFOR-it janë plagosur ose lënduar nga milicia fashiste serbe, ekstremistë të dhunshëm dhe dy javë pas kësaj, ata kanë kidnapuar 3 policë tanë në Leposaviq në komunën më veriore të Kosovës. Kështu, ata nuk brengosen nëse është NATO ose jo, por sigurisht, ata ndalën kur shohin qeverinë sovrane dhe demokratike, por përtej kësaj, nuk kam dyshim që synimet e tyre, motivet e tyre janë revizioniste dhe ata duan të kthehen të 90’tat e shekullit të kaluar.”, tha Kurti. /Paparaci.com/