Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se përmes një operacioni të koduar “Korridori” kanë arritur të kapin një sasi të lëndës narkotike “cannabis sativa” e cila po tentohej të futej në territorin e Kosovës, dhe të arrestohen tre persona.
“Si rezultat i bashkëpunimit edhe me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Kukësit, janë sekuestruar 32.7 kilogram lëndë narkotike “cannabis sativa” dhe automjeti i tipit “Peugot” me të cilin po bëhej transporti”m thuhet në njoftim.
Poashtu, policia ka bërë të ditur se është arrestuar një 38 vjeçar nga Kosova, që transportone lëndën narkotike të ndarë në pako.
Poashtu, është bërë e ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë kapur menjëhërë edhe dy persona të tjerë si organizatorë të sigurimit dhe trafikimit të lëndës narkotike
“Gjatë operacionit, në dalje të Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi J. K., 38 vjeç, banues në Gjakovë, pasi nga kontrolli në automjetin tip “Peugeot” që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën rreth 32.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Sasia e lëndës narkotike, e ndarë në disa pako, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 38-vjeçarit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.