Pas skandalit, ku edukatorja i theu këmbën një trevjeçareje, policia shqiptare, ka ushtruar kontrolle në të gjitha kopshtet e Tiranës.
Si rezultat autoritetet kanë proceduar 30 kopshte.
Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve janë gjetur shkelje në te gjitha këto kopshte.
Burimet siç shkruan Lapsi, bëjnë me dije se procedimi është regjistruar për mosdeklarim të ardhurash, por edhe kushtet e papërshtatshme për fëmijet.
Pas konstatimit të këtyre shkeljeve, pritet që materialet proceduriale t’i kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme.