Të fundit

E dashura e Bleros pas akuzave të Lindës: Kam dy fjalë për Lindën, hera e fundit që ke parë diçka kaq të bukur ishte 12 vjet më parë

Gjatë kësaj kohe, Linda Halimi dhe Blero, kanë qenë dy personazhet më të komentuar në Big Brother VIP Kosova.

Kjo pas një deklarate bombastike që bëri artistja nga Vitia kundrejt këngëtarit 45 vjeçar.

Ndërsa po flisnin për moralin, Linda tha se para 12 vitesh, Blero teksa po e shoqëronte në një hotel kishte tentuar të hynte në dhomë me të.

Akuzat e artistes bënë bujë të madhe dhe u mohuan kategorikisht nga krijuesi i hitit

Megjithatë, një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe partnerja e re e Blero, në një postim të ndarë në InstaStory.

“Kam dy fjalë për Lindën, kqyr me sy e s’o për ty. Jo, po bëj shaka. Shiko burrin tim pa frikë, e di që hera e fundit që ke parë diçka kaq të bukur ka qenë 12 vjet më parë”, u shpreh ajo.

“Ai është thjesht seksi, nuk ka faj Linda”, tha mes tjerash ajo.

Blero ndryshe nuk e ka bërë të ditur akoma identitetin e partneres së tij të re.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci