Të fundit

Bellingham largohet nga grumbullimi i Anglisë

Përfaqësuesja e Anglisë do të jetë pa mesfushorin Jude Bellingham për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për “Euro 2024”.

Bellingham është larguar të martën nga grumbullimi i Anglisë për shkak të lëndimit që e ka pësuar duke luajtur për Real Madridin.

Federata angleze ka bërë të ditur se Bellingham do të rikthehet në Madrid për ta vazhduar rikuperimin e dëmtimit, i cili e mbajti jashtë fushe në dy ndeshjet e fundit të Realit. Anglia këtë muaj përballet me Maltën dhe Maqedoninë e Veriut këtë muaj në kuadër të Grupit C kualifikues, të cilit i prin me 16 pikë të mbledhura.

Bellingham këtë edicion është lojtari kryesor i Real Madridit, pasi ka shënuar 13 gola në 14 paraqitjet e para për ekipin spanjoll.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci