Të fundit

Përfundon takimi Lajçak – Vuçiq, presidenca serbe njofton çfarë u diskutua

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak e Vuçiq janë takuar në ndërtesën e Presidencës, ndërsa Lajçak raportohet se është takuar edhe me të Petar Petkoviq drejtor në të ashtuquajturën “Zyrë për Kosovë” në qeverinë e Serbisë.

Lajçak ka vizituar Beogradin në prag të takimit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë që është planifikuar të ndodh të enjten.

Më 7 nëntor, Lajçak ka qëndruar në Prishtinë ku është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Presidenti serb Vuçiq ka njoftuar për takimin e sotëm ku ka thënë se ka insistuar për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në njoftimin e Presidences serbe thuhet se Vuçiq në bised me Lajçak ka theksuar se Serbia është e gatshme për dialog dhe të respektojë gjithçka që është nënshkruar e rënë dakord.

Vuçiq i ka thënë Lajçak se avokon për deeskalim, paqe dhe stabilitet. Ai nuk ka ndërruar gjuhën e tij propaganduese duke thënë se vetëm kështu sigurohet ‘mbijetesa’ e serbëve në Kosovë.

“Presidenti Vuçiq e informoi edhe një herë përfaqësuesin special të BE-së në detaje për seriozitetin e situatës me të cilën ballafaqohen serbët, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit, duke shprehur shpresën se procesi i mëtutjeshëm i dialogut do të çojë në rezultate”, thotë komunikata. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci