Të fundit

Haradinaj në 115-vjetorin e Kongresit të Manastirit: Shënoi një fillim të rëndësishëm në identitetin tonë shqiptar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kongresi i Manastirit shënoi një fillim të rëndësishëm në identitetin shqiptar.
Kështu ka thënë Haradinaj në 115-vjetorin e konferencës akademike në qytetin e Manastirit që për qëllim kishte standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
“Para 115 vitesh në Manastir, nisi puna për krijimin e një alfabeti të përbashkët shqip. Kongresi i Manastirit, me patriotë dhe intelektualë nga gjithë trojet shqiptare, u bashkua për një kauzë historike. Ky kongres shënoi një fillim të rëndësishëm në identitetin tonë shqiptar, duke bashkuar të gjithë pa dallim për një qëllim të madh kombëtar”, ka thënë Haradinaj.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci