Të fundit

UEFA hap procedurë disiplinore për fishkëllimat e himnit të Izraelit

Shtëpia e futbollit evropian (UEFA) ka hapur procedurë disiplinore ndaj FFK-së për shkak të fishkëllimave gjatë intonimit të himnit të Izraelit.

Kombëtarja e Izraelit e zhvilloi të dielën ndeshjen e parë të futbollit që prej fillimit të luftës Izrael-Hamas, duke humbur 0:1 nga Kosova në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024.

Gjatë intonimit të himnit nacional izraelit para lojës, disa tifozë vendës e fishkëllyen dhe e kontestuan himnin e Kombëtares mysafire, në bazë të disa videove që qarkulluan në rrjetet sociale.

UEFA, si trupë qeverisëse e futbollit evropian, i ka thënë CNN-it në një njoftim se “janë hapur procedurat disiplinore për ‘trazirat’ që ndodhën gjatë intonimit të himneve kombëtare”.

“Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinor i UEFA-s do të merret me këtë rast me kohë”, njofton tutje UEFA.

CNN e ka kontaktuar edhe Federatën Izraelite të Futbollit për ta komentuar këtë rast.

Ndeshja ishte paraparë të luhej më 15 tetor, por ishte shtyrë si rezultat i shpërthimit të luftës në tokën izraelite.

Milot Rashica e shënoi golin e fitores së Kosovës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ky rezultat nënkupton se Kosova i ka 10 pikë në Grupin I, një më pak se Izraeli, i cili është i treti.

Dy Kombëtaret kryesuese për momentin janë Rumania dhe Zvicra, ndërsa dy vendet e para të grupit kualifikohen automatikisht në Kampionat Evropian, i cili do të mbahet vitin tjetër në Gjermani.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci