Të fundit

Dokumentet sekrete nxjerrin zbuluar Abramovich, ish-pronari i Chelsea marrëveshje të fshehtë me Putin

Roman Abramovich, ish-pronari i Chelsea, është sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian për një marrëveshje të fshehtë prej 40 milionë dollarësh me Vladimir Putin.

Edhe pse Abramovich mohoi çdo marrëdhënie financiare me liderin rus, dokumentet e zbuluara nga Qiproja kanë zubluar prova të reja që e lidhin atë me një marrëveshje sekrete/ pakti në fjalë do të përfshinte një transferim të aksioneve në një kompani reklamuese ruse shumë fitimprurëse, “Video International”, nga kompanitë në pronësi të një trusti bankar të lidhur me Abramovich tek dy anëtarë të rrethit të brendshëm të Putin, përveç se ka marrë dy milionë dollarë dividentë.

Rusët e përfshirë në këtë marrëveshje sekrete janë Sergei Roldugin, një mik i Putin dhe kumbari i vajzës së tij të parë, dhe Alexander Plekhov, një bashkëpuntor i ngushtë i presidentit. Të dy janë akuzuar në fillim, të këtij viti nga prokurorët zvicerianë./ h.ll/abcnews.al

Video nga Paradoks

Pajisja që u gjet në veturën e gazetarit Kajtazi

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci