Moderatori Meti Alshiqi është përjashtuar nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova.
Për shkak të gjuhës së përdorur gjatë një debati me Blerandon, Meti është përjashtuar nga shtëpia.
Gjatë ditës së sotme, Meti ka zhvilluar një debat mjaft të ashpër me Blerandon ku debati për pak sa nuk kaloi në përleshje fizike.
Krejt kjo nisi nga Meti i cili nuk dëshironte t’i bindej urdhrave të kapitenit të javë Blerandos.
Ishin banorët ata të cilët ndaluan dyshen të përleshen edhe fizikisht, pasi konkurrenti Meti iu afrua me tension Blerandos i cili qëndronte i qetë përball tij.
Kujtojmë se që nga hyrja e tij në shtëpi, Meti ka zhvilluar debate mjaft të ashpëra me banorët e shtëpisë.