Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Dragobil të Malishevës.
Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore.
Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 17:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy kamionë dhe një automjet udhëtarësh. Për pasojë, përveç dëmeve materiale, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha ai.