Të fundit

Scholz: Po punojmë për zgjidhjen e konfliktit të vështirë mes Kosovës dhe Serbisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh të martën në Berlin se “po punojnë shumë për të zgjidhur situatën vërtetë të vështirë mes Kosovës dhe Serbisë”.

Scholz e tha këtë gjatë konferencës së shtypit me kryeministrin grek, Kyriakos Micotaqis.

Gjatë konferencës, kancelari socialdemokrat u shpreh kundër bilateralizimit të procesit të zgjerimit të BE-së.

Scholz tha se në të gjitha mosmarrëveshjet midis vendeve të rajonit, Berlini është në anën e procesit të anëtarësimit në BE, sepse dëshiron që kandidatët për anëtarësim ta arrijnë atë sa më shpejt.

“Në të kaluarën, jam angazhuar shumë me vende të ndryshme për të siguruar që të mos ketë asnjë bilateralizim që do të pengonte përparimin e këtij procesi dhe po punojmë që kjo të vazhdojë të jetë e mundur në të ardhmen”, tha ai.

Scholz tha se është e nevojshme të shkohet drejt afrimit të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilave iu dha premtimi për anëtarësim pikërisht 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut 2003.

Kancelari gjerman tha se shpreson të ketë “përparime dhe në grindjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, ndërsa theksoi se “po punojmë shumë për të zgjidhur situatën vërtet të vështirë mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Ne jemi gjithmonë në anën e procesit të anëtarësimit”, tha kancelari gjerman.

 

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci