Të fundit

Kajtazi: Kurti po manipulon, draft-statuti i BE-së për Asociacionin është më i keq se të kaluarit

Draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga Bashkimi Evropian është më i keq se ai i vitit 2013 ose 2015. Kështu vlerëson gazetari Vehbi Kajtazi në Rubikon ku po diskutohet se “Çka fitoi Kurti karshi Serbisë”.

Kajtazi thotë se kryeministri Albin Kurti po manipulon derisa shton se “e vërteta është se draft-statuti i tashëm është më i keq”.

“Sa i përket më i mirë më i keq, prapë Kurti është në fushën e tij të lojës që e njeh më së miri, që është manipulimi. Nuk është e vërtetë që është më i mirë se ai. E vërteta është se është më i keq se ai”, tha gazetari Kajtazi.

Ai nuk beson Serbia do të nënshkruajë marrëveshjen, pasi Kajtazi e konsideron të panevojshme meqë ka një marrëveshje të nëshkruar paraprakisht.

“Nuk besoj qe Serbia nënshkruan, e konsideron të panevojshme, ka një marrëveshje të nënshkruar paraprakisht. Njohja de-facto nuk besoj që ka ndodh najherë mes dy shteteve me pas nënshkrim, ai është akt i një shteti që e merr ose nuk e ndërmerr. Serbia duhet të nxjerr vendim të njohjes së Kosovës de-facto”, u shpreh ai.

Tutje Kajtazi thotë se të dyja palët, sikur Serbia ashtu edhe Kosova po vazhdojnë të bëjnë lojëra për konsume të brendshme. Por që sipas tij, e rëndësishme është që palët janë marrë vesh.

“E rëndësishme është që palët janë marrë vesh. Bislimi tha që kanë përfundu negociatat. tash jemi në fazën e zbatimit. Të dyja palët po vazhdojnë me bë lojna për konsume të brendshme. Kurtit gjithmonë i duhet qëndrimi lartë, edhe kur e kundërshton edhe kur pranon Zajednicën. Ai e ka interesin e njëjtë për të qëndru lartë. Pasi sipas tij, argumentet e tij janë gjithmonë të qëndrueshme. Kurti e ka njëfarë baze, nuk i falen veprimet e tij të mëhershme, të kundërshtimit, dhunës, gënjeshtrave, manipulimit, por që të gjithë e kemi ditë që ne kemi marrë obligime ndërkombëtare”, theksoi ai./Paparaci

Kurti: Draft-statuti i Asociacionit është më i mirë se ai i vitit 2013 ose 2015

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci