Të fundit

“Propaganda shumë vjeçare e Kurtit”- Krasniqi: Drafti i dytë i Asociacionit mund të jetë më i keq se drafti aktual

I ftuar në emisionin “Politiko” me gazetarin Kushtrim Sadiku, në Kanal10, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke folur për aktualitetin politik në vend dhe periudhën në të cilën po kalon Kosova ka thënë se nuk ka asgjë të re tash e një vit përveç situatës tensionuese në veri.

Krasniqi ka thënë tutje se ende pushteti është duke u marrë me tema të njëjta duke i vënë nën hije temat jetike për vendin.

“Tash një vit kemi folur për draftin e parë të planit franko-gjerman, tash e kemi draftin e parë të Asociacionit, tha ai.

Drafti final i planit franko-gjerman ka qenë  më i keq se drafti i parë i planit franko-gjerman”, edhe drafti final i Asociacionit mund të jetë më i keq se drafti i parë”, ka thënë Krasniqi.

Në Politiko. Krasniqi ka thënë se draftin e Asociacionit e ka lexuar por jo në takim me Lajçakun.

“Edhe po të më ofrohej nuk do ta kisha lexuar sepse ky nuk është obligim i Lajçakut por i kryeministrit tonë. Ne po flasim për një vendim që mundet me ndryshu karakterin e shtetit tonë, andaj përgjegjësia për ta diskutuar draftin me akterët tjerë i takon kryeministrit”, ka thënë Krasniqi.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci