Të fundit

”Shkon n’Shtime”- Deliu i reagon Ramabajës pasi ofendoi Kuçin e PSD-së

Në emisionin “Pressing” të T7, ka pasur debat të ashpër në mes të analistit Sadri Ramabaja dhe Natyra Kuçit nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Fillimisht, Rambaja i tha Kuçit që po përdor “gjuhë fashiste”, më pas Kuçi i tha Ramabajës “militant”.

Debati “eskaloi” në gjuhë, pasi Natyra Kuçi tha në studio se “Ramabaja e ka quajtur bebe teksa flisnin mysafirët e tjerë”.

“Ti ke nevojë për ndihmë profesionale”, i tha Kuçi – Ramabajës, më pas ai ia ktheu asaj duke i thënë “shko në Shtime”.

Në lidhje më këtë situatë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, përmes një postimi në Facebook duke iu drejtuar Ramabjës “shko ti në shtime”.

”Është e pabesueshme gjuha me të cilën Sadri Ramabaja iu drejtua Natyra Kuçit. E papranueshme! Kjo gjuhë denigruese dhe fyese nuk guxon të lejohet në një televizion me frekuenca nacionale. Sabri, me këtë sjellje, është e qartë se vetëm ti ke nevojë me vizitu psikiatrinë”.

“Sqarim: Termin “n’Shtime”, duke nënkuptuar institucionin e strehimit të sëmurëve mendor,  e përdori Sadri Ramabaja. Gjithsesi, për korrektësi të citatit e shkrova edhe unë. Shtimja është një komunë fantastike dhe assesi nuk duhet të përdoret si term për të përshkruar diçka tjetër”, ka thënë Blerta Deliu.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci