Të fundit

Reagimi i Listës serbe për largimin e përmendores së ushtarëve të vrarë serbë

Lista serbe ka kërkuar nga ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë që përmendorja e ushtarëve të vrarë serbë të kthehet në vendin e tij origjinal dhe të kërkojnë falje për zhvendosjen e tij, me vlerësimin se diplomatët duhet të pranojnë se përmendorja e ushtarëve të vrarë serbë, “fituesve të Luftës së Parë Botërore”, u hoq me kërkesën e tyre, dhe pa pëlqimin e Dioqezës së Rashkës-Prizrenit, apo askujt nga komuniteti serb, flet në favor të faktit se të drejtat e “popullit” serb dhe Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë “nuk respektohen as nga përfaqësuesit e vendeve udhëheqëse të Bashkimit Evropian, sikur dhe nga regjimi i Albin Kurtit”.

Lista Serbe pretendon se reagimi i Eparkisë së Rashkës-Prizrenit si pjesë integrale e Kishës Ortodokse Serbe, “Zyrës për Kosovë e Metohi” dhe “një numri të madh figurash dhe intelektualësh të rëndësishëm” për përdhosjen e monumenteve të të vdekurve është normale dhe e pritshme”, sepse siç kanë thënë ata, “heqja e monumenteve paraqet një fyerje të rëndë për pasardhësit e tyre dhe mbarë popullin serb”, transmeton Paparaci.

Lista Serbe “kërkon” nga ambasadori gjerman dhe ai francez që monumenti i ushtarëve të vrarë serbë në varrezat ortodokse në Prishtinë të kthehet në vendin e tij origjinal, pasi siç thonë ata, “me sa duket kanë rënë nën presionin e disa qarqeve ekstreme në Prishtinë”, të cilëve u pengon nga çdo gjë serbe dhe me veprimet e tyre fyen popullin serb”.

“Ne gjithashtu presim që ambasadat gjermane dhe franceze në Prishtinë t’i kërkojnë falje popullit serb për këtë “akt të turpshëm”, ka përfunduar Lista Serbe.

Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë kanë njoftuar më herët se me iniciativën e tyre, pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë serbë në Luftërat Ballkanike është zhvendosur nga varrezat ortodokse në Prishtinë, në mënyrë që të vendoset një e re në këtë vend në kujtim të të gjithë të rënëve në mes të viteve 1912 dhe 1918./Paparaci.com

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci