Dje është kryer një grabitje në një pompë të derivateve në fshatin Banullë të Lipjanit.
Dy punëtorët kanë raportuar në polici se derisa kanë qenë duke punuar, dy persona tjerë të panjohur nën kërcënimin e armës u kanë grabitur 500 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore.
Policia njofton se si pasojë e rastit nuk raportohet për të lënduar./Paparaci