Të fundit

Arrestohen në Prishtinë dy të kërkuar nga Interpoli për vjedhje në Austri

Policia ka arrestuar të martën në Prishtinë dy të dyshuar për vjedhje të rëndë, që dyshohet të jetë kryer në dhjetor të vitit të kaluar në Austri.

Në njoftimin e policisë, thuhet se ndaj të dyshuarve ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për veprat penale të kryera në Austri, dhe për këtë janë kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme në rrethinë të Prishtinës.

Po ashtu, policia ka njoftuar se gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e stolive të arit, dy automjete si dhe 156 fishekë të kalibrit 9 mm.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Video nga Paradoks

Pajisja që u gjet në veturën e gazetarit Kajtazi

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci