Të fundit

KB Peja dhe Trepça sot do të zhvillojnë përballjet e radhës në FIBA Europe Cup

Gjatë ditës së sotme Peja dhe Trepça do të kenë sfida të rëndësishme në grupet e FIBA Europe Cup.

Kampionët e Kosovës do të jenë mysafirë të Heroes Den Bosch, në një sfidë jetike.

Verdhezinjtë kanë dy fitore e dy humbje, duke u renditur momentalisht në vendin e dytë, kurse holandezët kanë katër humbje në katër ndeshje.

Pejanët kishin triumfuar ndaj holandezëve 99:84.

Liderët e Superligës kanë mundur edhe PGE Spojnia Stargard, që ka po ashtu dy fitore e dy humbje. Polakët do të ndeshen me Niners, që kanë katër fitore në katër ndeshje dhe kanë siguruar kualifikimin tutje.

Ndërkohë, Trepça është mysafire e ZZ Leiden. Holandezët dhe BCM Gravelines Dunkerque kanë nga dy fitore e një humbje, ndërsa mitrovicasit kanë pësuar dy humbje në dy ndeshje.

Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës ishin mundur nga ZZ Leiden në Mitrovicë me shifrat 54:84. Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 20:00

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci