Të dhënat për numrin e njerëzve që kërkuan strehim brenda kompleksit spitalor al-Shifa janë të ndryshueshme.
Marwan Abu Sada, kreu i kirurgjisë në al-Shifa, i tha Guradianit të martën se rreth 15,000 njerëz ishin strehuar në spital që nga mëngjesi i së shtunës, pasi mijëra ishin larguar nga bombardimet.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se rreth 1500 njerëz ishin strehuar në spital.
“Në al-Shifa, ka midis 600 dhe 650 pacientë, si dhe 200-500 punonjës shëndetësorë dhe rreth 1,500 persona të zhvendosur që kërkojnë strehim atje”, njoftoi OBSH.
Pasi IDF, ushtria izraelite, njoftoi se kishte hyrë në spital, mjeku Ahmed Mokhallalati i tha Al Jazeeras se 650 pacientë ndodhen brenda spitalit, 100 prej të cilëve ishin në gjendje kritike.
Ai shtoi se gjithsej në spital ndodhen nga 2 deri në 3 mijë persona dhe se janë 700 mjekë dhe administratorë.