Të fundit

Rama njofton se është formuar Këshilli Publiko-Privat i bizneseve të kryeqytetit

Kryetai i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është formuar Këshilli Publiko-Privat i bizneseve të kryeqytetit.

“Ky organ do të ju ndihmojë bizneseve në krijimin e një kanali komunikues mes tyre dhe nivelit të lartë qeverisës të Kryeqytetit Prishtina”, ka shkruar Rama.

Tutje ai tha që bizneset përmes këtij Këshilli tani e tutje mund të shprehin shqetësimet e kërkesat e tyre në lidhje me çështjet pronësore, tatimit dhe fushave tjera, të cilat do të trajtohen nga Kryeqyteti.

“Ky takim me bizneset është mundësuar përmes projektit të USAID për të drejtat pronësore”, ka shkruar Rama./Paparaci.com

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci