Të fundit

Janë publikuar pamjet e luftimeve në spitalin e Gazës

Ushtria e Izraelit, IDF, ka publikuar pamjet e luftimeve në spitalin al-Shifa, më i madhi në Gaza.

“Aktiviteti zhvillohet në një kompleks për të cilin ka informata që tregojnë për aktivitete terroriste të Hamasit. Para se të futeshin në spital, forcat tona u ndeshën me eksplozivë dhe skuadra terroriste. Aty pasoi një betejë në të cilën terroristët u eliminuan”, shkruan IDF krahas videos.

IDF njoftoi gjithashtu se ata kishin dorëzuar pajisje mjekësore, inkubatorë dhe ushqim për fëmijët në spital.

Në një komunikim të mëhershëm të mërkurën, IDF tha se në spitalin e Gazës mund të jetë zemra e Hamasit.

 

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci