Të fundit

Krasniqi: Kurti e ka të ndaluar të shkojë në ShBA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka të ndalur të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pse s’ka shku atje, unë kam shkuar atje, ata kanë anuluar takimet në ShBA”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se ka lobuar në heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“A ka më dhimbshëm që sot BE-ja vendos me ja hap negociatat Ukrainës që është në luftë. Bjellorusisë që ka probleme si ne me veri, Bosnjës dhe që është shumë më e varfër se ne, kurse Kosovës nuk ia trajtojnë as aplikacionin”, ka thënë tutje Krasniqi në Kanal10, duke fajësuar Kurtin për regres në shumë fusha.

Sipas tij ky draft është si pasojë e gabimeve të kryeministrit Kurti.

Gjatë ditës së djeshme, Krasniqi ka ripërsëritur qëndrimin se për PDK-në është i papranueshëm çfarëdolloj statuti, i cili e parasheh formimin e Asociacionit me kompetenca që bien ndesh me idealet themeluese të Republikës së Kosovës.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci