Lumir Abdixhiku dhe Faton Bislimi janë dy kandidatët e vetëm që kanë shpallur kandidaturat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Anton Quni, i cili vetëm dy vite më parë në zgjedhjet e kaluara hoqi dorë në momentin e fundit nga kandidatura, këtë herë nuk do të kandidojë për kryetar. Këtë vendim ai ia ka komunikuar Paparacit të mërkurën.
“Unë nuk do te jam kandidat për kryetar të LDK-së në këto zgjedhje”, ka thënë ai në një deklarim për mediumin.
Përveç Qunit, në zgjedhjet e kaluara, kandidat për kryetar të LDK-së ishin edhe Lutfi Haziri, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku. Kuvendi i LDK-së e zgjodhi kryetar Lumir Abdixhikun dhe këtë funksion ai e ushtron tash e më shumë se dy vite.
Kuvendi i LDK-së do të mbahet këtë të diel me 19 nëntor duke filluar prej orës 17:00.