Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se pas kërkesës së autoriteteve gjermane për kërkimin e një personi, kanë arritur t’a arrestojnë në Kosovë.
Në kërkesën e autoriteteve gjermane thuhej se kërkohej i dyshuari që ishte me shtetësi jordaneze dhe gjermane.
I dyshuari, pas një pune hetimore është lokalizuar vend ndodhja e tij në një hotel në Prishtinë, dhe i njëjti është arrestuar.
Policia ka njoftuar se tek i njëjti janë gjetur dy palë dokumente, por me identitet të ndryshëm, ku në njërën shfaqet si 26 vjeçar kurse në tjetrën si 23 vjeçar.
Policia e ka shoqëruar të dyshuarin në zyre të FAST Kosova për të vazhduar me procedurat, kurse pas konsultimit me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.