Të fundit

​Berisha: Sfida me Zvicrën do të jetë më ndryshe

Mesfushori i Kosovës, Bernard Berisha ka folur për formën e lojtarëve të Kosovës pas ndeshjes me Izraelin të fituar me rezultat 1-0.

Ai ka thënë se fitorja ndaj Izraelit ishte shumë e rëndësishme dhe se motivi duhet të jetë i lartë për të vazhduar në këtë rrugë.

“Ishte ndeshje shumë me rëndësi për ne, duke marrë parasysh se paraqitja me Andorrën ishte shumë e mirë dhe ishte e nevojshme që të vazhdojmë këtë hap të mirë. Kemi qenë të gjithë të motivuar për këtë fitore dhe duhet të vazhdojmë kështu, ngase kualiteti ynë është shumë i madh dhe duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë që i kemi.”, ka thënë Berisha.

Ai shtoi se sfida me Zvicrën do të jetë më ndryshe për shkak se në stadium do të ketë shumë shqiptar.

“Sot ka qenë stërvitja e parë pas lojës, ngase dje kemi bërë rigjenerim në hotel. Gjithçka po shkon mirë. Duhet të vazhdojmë kështu, duhet të tregojmë disiplinë dhe të tregojmë se mundemi dhe nëse kem synime për të ardhmen duhet të jemi sa më të bashkuar. Në Zvicër do të jetë ndeshje pak më ndryshe sepse edhe stadiumi do të jetë i mbushur me shumë shqiptarë. Për ne duhet të jetë motivi edhe më i madh dhe të tregojmë karakter dhe të jemi sa më shumë të bashkuar për t’ia arritur qëllimeve që i kemi në të ardhmen”, ka shtuar Berisha në fund.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci