Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexandar Botsan-Kharchenko, ka deklaruar se “zhvendosja e monumentit të luftëtarëve të rënë serbë në Prishtinë i përshtatet plotësisht politikës perëndimore, që synon ndryshimin e “drejtësisë historike”, shkruan Euronews Serbia.
“Përbuzja e Berlinit dhe Parisit për kujtimin e “lavdisë ushtarake të ushtrisë serbe”, “sakrificës së madhe” që bënë ushtarët serbë në altarin e fitores së vendeve të Antantës gjatë Luftës së Parë Botërore, vërteton pa mëdyshje qëndrimin e përjetshëm serbofobik të Perëndim”, ka pretenduar ambasadori rus në Beograd, transmeton Paparaci.
Ai ka pretenduar se “vetëm në katër vjet të Luftës së Parë Botërore, populli serb humbi më shumë se 1.2 milion njerëz, që ishte një e treta e popullsisë në atë kohë”. Prandaj, sipas fjalëve të tij këtë akt si një “veprim të turpshëm”, që i përshtatet plotësisht politikës së Perëndimit, që synon “ndryshimin e drejtësisë historike” dhe luftën e përhapur kundër monumenteve, e cila tashmë një kohë të gjatë zbatohet kundër Rusisë”.
“Vendimi cinik, imoral dhe i paligjshëm i “të ashtuquajturve” ambasadorë të Francës dhe Gjermanisë në “provincën serbe të Kosovës dhe Metohisë” për të zhvendosur në mënyrë arbitrare monumentin e ushtarëve serbë të rënë gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore nga varrezat e Prishtinës, dhe ta zëvendësojë me një memorial kushtuar ushtarëve francezë që vdiqën në Kosovë”, “ankohet” Botsan-Kharchenko.
Ai ka shtuar se “situata përkeqësohet” nga fakti se diplomatët, në vend që “të kërkojnë falje zyrtarisht” dhe ta kthejnë monumentin në vendin e tij origjinal, vazhdojnë të këmbëngulin me arrogancë se kanë të drejtë.
“Ambasada ruse në Serbi shpreh solidaritetin e saj me udhëheqjen e Serbisë dhe Kishën Ortodokse Serbe, të cilët po bëjnë përpjekje për ta kthyer memorialin në Prishtinë në gjendjen e tij origjinale sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar ambasadori i Rusisë në Beograd./Paparaci.com