Të fundit

Kurti takohet sot me Njësinë Speciale Intervenuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot [e mërkurë] në orën 16:00 do të takohet me Njësinë Speciale Intervenuese për të diskutuar për kërkesat e tyre pas protestës së mbajtur më 1 nëntor.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, patën protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Ata paralajmëruan edhe një protestë për në 7 nëntor, por e cila u pezullua pasi pati premtim nga Kurti për t’i pritur në takim.

Një ditë më parë, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se ende s’ka një ditë të caktuar mbi takimin e kryeministrit Kurti me përfaqësuesit e zyrtarëve policorë./ktv

Video nga Paradoks

Pajisja që u gjet në veturën e gazetarit Kajtazi

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci