Të fundit

Rama për ndeshjen e të hënës: Kam grua e djalë, pse duhet të shkojë me Kurtin në stadium?

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sërish të hënën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Herën e fundit aty, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ndoqën të distancuar ndeshjen kundër Çekisë.

Rama u pyet mbrëmë në Report TV nëse këtë herë do të jetë ulur përkrah Kurtit, në rast se kryeministri kosovar do të shkojë sërish për ta parë ndeshjen.

“Ç’është kjo? Unë kam grua, kam djalë që shkoj në stadium, pse duhet të shkojë me të tjerë?”, tha ai.

“Secili shkon në stadium për qejf. Nuk shkojmë në stadium për t’i bashkuar trojet tona. Shkojmë në stadium për të parë një ekip kombëtar që bashkon shqiptarë nga të gjitha trojet tona dhe secili e sheh ndeshjen për qejfin e vet. Ç’do me thënë kjo do shkoni në stadium?”, shtoi Rama.

Kryeministri shqiptar pati thënë se nuk e dinte që kryeministri i Kosovës sot të shkonte në Tiranë më 12 tetor.

Marrëdhëniet mes kryeministrave nuk janë të mira, pasi Rama ka pasur qëndrim goxha kritik për sjelljen e Kurtit në dialogun me Serbinë dhe në raport me ndërkombëtarët, duke e akuzuar edhe se e ka dobësuar pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: E-maile, vendime, dëshmi që implikojnë direkt Rozeta Hajdarin në skandalin e Rezervave Shtetërore

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci