Të fundit

Draft-statuti i publikuar nga ish-shefi i AKI-së, deklarohen nga Qeveria e Kosovës

Një draft-statut i publikuar këtyre ditëve nga ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka ngjallur diskutime dhe dyshime se një propozim i tillë mund të vie nga Bashkimi Evropian.

Kjo nuk është pohuar dhe as mohuar nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, tha për Klankosova.tv se si qeveri e kanë të pamundur të komentojnë mbi vërtetësinë e secilit dokument që publikohet.

“Javëve dhe ditëve të fundit kanë qarkulluar në publik tekste të ndryshme të cilat janë raportuar si drafte të propozimit evropiano-amerikan. Si ekzekutiv e kemi të pamundur që të komentojmë mbi vërtetësinë e secilit prej tyre. Megjithëse për sa na takon neve, drafti i propozuar nga Gjermania, Franca, Italia, BE dhe ShBA-ja tashmë do të duhej të ishte publik, ne do të respektojmë konfidencialitetin e tij sipas kërkesës së shteteve sponsorizuese:, tha zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, për Klankosova.tv

Dokumentin në fjalë ka refuzuar ta komentojë edhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, nuk e ka mohuar e as pohuar origjinalitetin e këtij dokumenti.

“Nuk e di kush është z.Ramadani dhe nuk shoh asnjë arsye për të komentuar ndonjë gjë që ai mund të pretendojë apo publikojë”, tha Stano, shkruan EURACTIV përcjell Klankosova.tv

“Ne kurrë nuk kalojmë dokumente zyrtare që po diskutohen dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet,” tha ai.

Stano shtoi se është politikë shumëvjeçare e Komisionit të mos komentojë mbi rrjedhjet siç i quan të supozuara.

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka publikuar draftin e plotë të Bashkimit Evropian për Asociacionin, në versionin origjinal dhe të përkthyer në gjuhën shqipe.

Ramadani ka thënë se ky draft është shumë i gjerë dhe i thellë.

Ai shtoi se “Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti”.

“Serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës.
Dhe kjo sidomos në arsim dhe shëndetësi, kujdes social, në financim dhe donacione, e të ngjashme”, ka shkruar ai.

Ish-kryeinspektori i AKI-së e publikoi dokumentin në web faqen e tij në anglisht dhe shqip, duke thënë se është i njëjti version që i është dhënë kryeministrit Albin Kurti.

Në fund të tetorit, përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Italisë dhe Francës i kanë dorëzuar Kosovës draftin e statutit të Asociacionit.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci