Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar qeverinë se po vazhdon të paguajë për rrymën në veri.
“Nga raportimi i KOSTT-it sot në Komisionin për Buxhet, 113 mil euro janë paguara për energjinë në veri për vitet 2021 dhe 2022. Këto mjete janë paguar nga buxheti i shtetit dhe nga dividenta e KOSTT-it për Qeverinë. Sivjet, deri në shtator, borxhi është rreth 25 mil”, ka shkruar Hoti.
Tutje ai tha që “qeveritarët e sotëm nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër qeverive të kaluara kur ato detyroheshin të bënin pagesat për energjinë në veri”. /Paparaci.com