Të fundit

Kurti: Kosova po kontribuon për stabilitet dhe paqe në rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se profesionalizmi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve të Kosovës që mallrat që kalojnë të jenë të kontrolluara dhe kriminelët të ndëshkohen.

“Bashkë po angazhohemi të ndërtojmë një shtet të sigurt për të mbrojtur vendin e popullin tonë“, tha Kurti sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku është shënuar “Dita e informimit për komunitetet”.

Ai bëri me dije se nga fillimi i mandatit qeverisë janë zhvilluar mbi 1000 operacione kundër kontrabandës, janë shkatërruar 100 grupe kriminale, 16 laboratorë të drogës dhe mbi 3800 persona janë arrestuar.

“Duke qenë të besueshëm ndaj aleatëve tanë, po i kontribuojmë paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë në rajonin tonë”, theksoi Kurti.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci