Të fundit

Kurti me të rinjtë e komuniteteve: Bëjeni Akademinë për Siguri pjesë të ëndrrave tuaja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Akademinë për Siguri Publike, e cila mbajti takim për informimin e komuniteteve.

Kurti tha se kjo akademi luan një rol të rëndësishëm që qytetarët e Kosovës të ndihen të sigurt, teksa tha se profesionalizmi i kësaj akademie dhe stafit të saj është e rëndësishme për mbrojtjen e kufijve të Kosovës.

“Bashkë po angazhohemi që të ndërtojmë një shoqëri e shtet të sigurt, të ngrisim e të forcojmë kapacitetet tona për ta mbrojtur vendin dhe popullin tonë”.

“Nga fillimi i mandatit tonë qeverisës janë zhvilluar mbi 1 mijë operacione kundër krimit e kontrabandës, janë shkatërruar 100 grupe kriminale, 16 laboratorë të drogës dhe janë arrestuar mbi 3 mijë e 800 persona”.

“Duke qenë partnerë serioz e të besueshëm për aleatët tanë, po i kontribuojmë paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë në rajonin tonë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Kurti tha se është e domosdoshme që të gjitha komunitetet që janë në Kosovë të jenë të përfaqësuara e të kontribuojnë në institucionet e Kosovës.

“Duke i vënë në funksion talentet, shkathtësitë dhe profesionalizimin, nga të gjithë qytetarët për dallim, për institucionet tona të sigurisë do të arrijmë më të mirën në shërbim të mbrojtjes së sigurisë dhe paqes”.

“Për këtë arsye, jam i lumtur që jam me të rinjtë e komuniteteve të cilët kanë shprehur interesim për mundësitë që i ofron Akademia për Siguri Publike nga Ferizaj, Fushë Kosova, Graçanica, Lipjani, Gjakova, Mitrovica, Obiliqi, Shtimja e Prishtina”, tha tutje Kurti.

I pari i qeverisë, para të rinjve të komuniteteve tha se uron që ta shfrytëzojnë këtë rast për të mësuar rreth mundësive të ofruara për procesin e aplikimit që ta bëjnë Akademinë për Siguri Publike, pjesë të planeve dhe ëndrrave të tyre.

“Besoj që në këtë mënyrë, ju mund të përfitoni shumë, por e di që edhe Kosova do të përfitojë shumë nga shërbimi i juaj. Akademia e Sigurisë Publike sjell dije në punën e secilit për siguri të të gjithë qytetarëve”, tha Kurti.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci