Të fundit

FIFA mund t’i paguajë dëmshpërblim Mallorcas për Muriqin

Shtëpia Botërore e Futbollit (FIFA) do të detyrohet t’i paguajë dëmshpërblim skuadrës së Mallorcas, nëse sulmuesi Vedat Muriqi mbetet jashtë fushës për më shumë se 28 ditë për shkak të lëndimit të pësuar gjatë paraqitjes me Kosovën.

Programi i Mbrojtjes së Klubeve parashikon që FIFA duhet të kompensojë klubet nëse lojtari lëndohet gjatë paraqitjes me ekipet përfaqësuese seniore në ndeshjet e zhvilluara në datat për periudhën deri më 31 dhjetor të vitit 2026. “Dëmshpërblimi bazohet në pagën fikse që merr lojtari dhe u jepet klubeve të lojtarëve në rast se futbollistët, pjesëmarrës me përfaqësueset e tyre, janë lënduar dhe janë në pushim mjekësor që zgjat më shumë se 28 ditë rresht”, shkruajnë mediumet spanjolle.

FIFA parashikon dëmshpërblim që arrin maksimumin 7.5 milionë euro për futbollistët e lënduar. Në këtë rast, Mallorca mund të marrë dëmshpërblim, nëse Vedat Muriqi mungon më shumë se 28 ditë.

Mallorca, të martën njoftoi se Muriqi mund të mungojë 4-6 javë për shkak të lëndimit muskulor në këmbën e majtë të pësuar të dielën, në ndeshjen që Kosova e fitoi 1:0 në Prishtinë ndaj Izraelit, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Mallorca u obligua ta lirojë Muriqin t’i bashkohet Kosovës pas vendimit të FIFA-s. Ndeshja ndaj Izraelit ishte jashtë kalendarit të FIFA-s. Kosova është dashur ta zhvillojë ndeshjen ndaj Izraelit muajin e kaluar, por u shty për të dielën për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci