Kryetari i entitetit serb në Bosnje dhe Hercegovinë, i ashtuquajtur “Republika Serbe”, Millorad Dodik ka thënë një intervistë për portalin serb “kosovoonline” se “Bashkimi Evropian po udhëheq një politikë “plaçkitëse, korruptive” sa i përket çështjes së Kosovës”. Ai gjithashtu ka pretenduar se “Kosova nuk duhet të njihet kurrë, gjë që Bosnja dhe Hercegovina nuk do ta bëjë kurrë përderisa ekziston Republika Serbe”.
“Kosova është një çështje universale për Serbinë, dhe një çështje interesante për Brukselin dhe të tjerët. Kosova nuk duhet të njihet kurrë. Ne kurrë nuk do t’ua njohim dokumentet, dhe ata nuk mund të hyjnë në BeH me letërnjoftime. Cilido nga shqiptarët e Kosovës ka pasaportë ose letërnjoftim të Serbisë, mund të hyjë në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosova për ne nuk është shtet”, ka thënë Dodik, transmeton Paparaci.
Ai gjithashtu pyet se “si është e mundur që Kosova të ndahet nga Serbia ndërsa Republika Serbe nuk ka të drejtë as të flasë për këtë”.
“A është kjo konsistencë? Thonë, kjo është një çështje tjetër. E pse? Shpjegoni, ndoshta e kam gabim… Por si ka mundësi që të jetë një çështje tjetër derisa është situatë krejtësisht identike”, ka thënë Dodik.
Sipas fjalëve të tij, “janë ata të cilët fantazojnë për ndonjë “Stuhi” në veri të Kosovës”, ashtu siç fantazojnë për një “Stuhi” në BeH, kundër Republikës Serbe”, dhe vazhdon me kërcënime boshe: “Por gjërat pak kanë ndryshuar, vërtet nuk do të rekomandoja të ndërmarrin diçka të tillë”, ka pretenduar ky shërbëtor i vogël i Putinit dhe Vuçiqit./Paparaci.com