Të fundit

20 kilogramë heroinë në valixhe, arrestohet shqiptari në Itali – po udhëtonte me taksi

Një shqiptar u arrestua në Taranto nga policia italiane pasi u kap me 20 kilogramë heroinë.

Sipas mediave fqinje, drogën ai e kishte fshehur në një valixhe. Prangosja e shqiptarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u bë në periferi të qytetit, gjatë momentit që ai po zbriste nga një taksi.

Gjatë kontrollit, agjentët e policisë gjetën të fshehur drogën e cila dyshohet se më pas do të shpërndahej për t’u shitur në doza të vogla në zona të ndryshme.

Nga hetimet paraprake rezulton se shqiptari ishte korrier dhe se ishte punësuar nga një grup kriminal për të transportuar heroinën. Ndërkohë ende nuk dihet anëtarët e tij.

Për rastin, policia italiane ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e të gjithë pjesëtareve të këtij rrjeti kriminal si dhe personave që do të blinin drogën, e cila më pas do të hidhej në treg të zi për t’u shitur.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci