Të fundit

Ministri Maqedonci e pret në takim shefin e ushtrisë shqiptare, Arben Kingji

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën sot në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), gjeneral major, Arben Kingji, me delegacionin e lartë të FARSH-it.

Në takim u diskutua rreth situatës aktuale të sigurisë, si dhe mundësisë së thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet forcave të të dyja vendeve në disa fusha ushtarake.

Me këtë rast, ministri Maqedonci shprehu mirënjohje të thellë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kontributin e veçantë të tyre në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, veçanërisht në fushën e arsimimit dhe stërvitjes.

Gjithashtu, ai ritheksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka mbështetja nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe FARSH, si shtet anëtar i NATO-s, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi.

Nga ana e tij, Gjeneral Jashari e falënderoi Gjeneral Kingjin për vizitën dhe shprehu mirënjohje për përpjekjet e pashtershme të Shqipërisë për mbështetjen e dhënë për zhvillim dhe avancim të mëtejmë të FSK-së dhe në përafrimin e ushtrive të të dyja vendeve.

Ndërsa, Gjeneral Kingji në këtë takim ofroi mbështetjen e pakushtëzuar të Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në iniciativat rajonale.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që të vazhdohet ky bashkëpunim i ngushtë për të garantuar mbrojtjen e interesave kombëtare.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci