Të fundit

Trupi i pajetë i Dwamenas niset drejt Ganës, përfundon ekspertiza mjekësore

Trupi i pajetë i Raphael Dwamenas është nisur sot drejt Ganës, aty ku do prehet në vendlindje. Ish-sulmuesi dhe kapiteni i Egnatias u nda nga jeta të shtunën e 11 nëntorit në Rrogozhinë, teksa ra pa ndjenja në minutën e 24 të ndeshjes me Egnatias dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 13-të në Superligës.

Vdekja tragjike e 28-vjeçarit erdhi pas dy goditjeve në zemër, me sulmuesin që kishte një historik me sëmendjen në zemër dhe në disa shtete i ishte ndaluar që të luante.

Prej së shtunës trupi ndodhej në morgun e Tiranës, me eksperizën mjeko-ligjore që pritet të zbulojë edhe shkakun e largimit të parakohshëm nga jeta të golashënuesit më të mirë të Superligës, largim ky që ka prekur sportdashësit jo vetëm në Shqipëri.

Tanimë trupi i pajetë i Dwamenas është rrugës për në banesën e fundit, me familjarët që presin mes lotësh për t’i dhënë lamtumirën e fundit të dashurit të tyre.

Klubi i Egnatias kishte programuar një ceremoni homazhi të hënën në 13:00, por pas kërkesës së familjes për më shumë privatësi për shkak të udhëtimit për në Afrikë, diçka e tillë u mor në konsideratë.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci