Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër me fillim nga ora 10:00.
Në rend dite është vetëm një pikë, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.
Ndryshe, Qeveria Kurti ka miratuar para dy javësh projekt-buxhetin për vitin 2024, që kap vlerën 3 miliardë e 314 milionë euro.