Të fundit

Kosova U19 barazon me Sllovakinë

Kosova U19 e ka nisur me barazim turneun kualifikues të Grupit 7 për Kampionatin Evropian 2024 që po zhvillohet në Maltë.

Dardanët kanë barazuar me Sllovakinë, me rezultat 1-1. Pjesa e parë ndonëse ishte deri diku e nivelizuar u mbyll me epërsinë e sllovakëve, 1-0. Ishte mesfushori Tadeas Hajovsky, i cili në minutën e 22-të zhbllokoi shifrat e ndeshjes.

Në këtë pjesë Dardanët me gjithë përpjekjet nuk arritën të ndryshojnë shifrat.

Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe ngase djelmoshat e drejtuar nga Adil Maliqi e nisën lojën me aksione të furishme drejt portës sllovake dhe kështu në minutën e 48-të përfituan penallti, pasi Elvir Gashjani u pengua brenda zonës. E nga pika e bardhë i saktë u tregua Eliot Bujupi, duke barazuar shifrat 1-1.

Në vazhdim sllovakët krijuan disa raste, por edhe Dardanët patë raste shënimi. Në kohën shtesë 90+5, Igball Jashari pati mundësi shumë të mirë, por golin ia mohoi shtylla pingule dhe kësisoj ndeshja u mbyll baras.

Dardanët U19, të shtunën, në orën 11:00, ballafaqohen me Ukrainën, e cila sot e mposhti Maltën me rezultat 3:1.

Përzgjedhësi Adil Maliqi pas ndeshjes u shpreh: “Ashtu si e kishim paraparë ishte kjo një ndeshje e fortë me një kundërshtarë të fortë. Nuk mund të jemi të kënaqur me lojë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë djemtë treguan karakter dhe barazuan madje me pak fat mund edhe të fitonim. I përgëzoj futbollistët për lojë dhe angazhim. Duhet të punojmë shumë për ndeshjen e radhës”.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci