Të fundit

Qeqa Krelani e ashpër me futbollistët e Kosovës: Kombëtarja s’është as ekskursion as vikendicë

Analistja sportive Qeqa Krelani nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se futbollistët e kombëtares së Kosovës nuk munden të vijnë të luajnë për Kosovën “vetëm kur iu konvenon”.

Nëpërmjet një statusi në Facebook që duket se më së shumti aludon në kapitenin e kombëtares së Kosovës dhe futbollistin e Napolit, Amir Rrahmanin ajo ka kritikuar ashpër qasjen e futbollistëve të Kosovës, shkruan Paparaci.com.

Ajo ka thënë se lojtarët e Kosovës po gënjejnë kur po thonë se janë të lënduar dhe kur po arsyetohen se klubet nuk po i lejojnë të vijnë për të luajtur.

Krelani është shprehur se kombëtarja nuk është “as ekskursion e as vikendicë” që të shkohet kur të konvenon.

Ky është postimi i saj:

Nuk ka mo me ardhe kur ty te konvenon me lujt per Kosoven. Jo jo. Ku ke pa ti? Djemt e Superliges me i fitu ndeshjet per kualifikime, ndersa ju me ardhe me iu nxon vendin veç pse s’mujtet me prish rahatine?
Ku ke pa ti “Spo vi ndeshjen me Andoren mirepo duheni me m’ftu per 2 ndeshjet tjera”. Po iu duket Perfaqesuesja vikendic qe me e perdor kur t’iu teket?!
A keni fillu mu tut pak qe djemt e Superliges tejkalun cdo pritshmeri dhe ben qe mos te verehet fare mungesa e juaj?
2 ndeshje, 2 fitore, bukur a?!
Me juve veç humbje dhe barazime! Zhgenjyese a?!
Pse keni genjy qe jeni kon te lendum. Qysh mundesh me kon i lendum ndersa brenda javes je pjese e formacionit?
Pse po genjen qe s’po te lejon klubi. Cili klub ne bote e ndalon lojtarin per me lujt per kombetare? Veç nese lojtari me klub bashkarisht vendos ose ose nese klubi vendos me pagu denim prej Uefas sepse nuk e ka leshu lojtarin.
Pse po i thirrni disa gazetar qe s’po di a jane gazetare a menaxhera te juj? Po iu vajtoni atyre ne telefon “Nuk m’ka thirr SelektoLi, bone nje shkrim godite” ndersa kur u ftut per ndeshjen ndaj Andores refuzut ardhjen sepse e quanit veç nje stervitje ne Andore?!
Kush jeni ju me na tregu qe keto ndeshje jane te pa rendesishme?
Jo jo bukurosha. Nuk eshte perfaqesuesja ekskursion ose vikendic. Rrini kqyrni ne televizion tash ndeshjet.
Zvicer vs Kosove edhe 7 – 0 me humb hallall e kan djemt qe e lan lekuren ne fushe dhe i shtyn ndeshjet e liges ku e fitojne buken e perditshme.
Mjaft me genjeshtra mediatike dhe propaganda. Krejt e dijme te verteten.
Me respekt dhe dashuri, Qeqa 😀🇽🇰💙

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci