Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe politikës, Ehat Miftaraj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për mospërfshirje të Kuvendit të Kosovës në dialog, teksa ia ka rikujtuar se kjo kishte qenë kërkesë “me ngulm” e tij sa ishte në opozitë.
Më tutje, Miftaraj ka thënë se dialogun dhe proceset e rëndësishme të Kosovës qeveria i ka privatizuar deri në masën ku publiku në Kosovë informohet për këto procese nga burimet e Brukselit ose qendrave tjera, shkruan Paparaci.com.
“E nesër Besnik Bislimi do të takohet ne Bruksel me Petkoviqin per te diskutuar per çeshtje te dialogut qe vetem Albin Kurti dhe Besnik Bislimi si duket e dinë.”, ka thënë Miftaraj.
Ai ka hedhur dyshime që nesër Bislimi mund të diskutojë për statutin e Asociacionin dhe këtë e ka cilësuar “fatkeqësi” për Kosovën.
Ky është postim i tij:
Albin Kurti dhe Levizja Vetvendosje në opozitë kërkonte me ngulm përfshirjën e Kuvendit të Kosovës në dialog.
Albin Kurti dhe Levizja Vetvendosje ne pushtet i ka harruar parimet dhe përfshirjen e Kuvendit ne dialog.
Dialogun dhe procese te rendesishme per Republiken e Kosoves i kane privatizuar deri ne ate mase sa publiku ne Kosove duhet te informohet per keto procese permes burimeve nga Brukseli apo qendra tjera.
E nesër Besnik Bislimi do të takohet ne Bruksel me Petkoviqin per te diskutuar per çeshtje te dialogut qe vetem Albin Kurti dhe Besnik Bislimi si duket e dinë.
Nese Besnik Bislimi neser diskuton per Statutin e Asociacionit eshte fatkeqësi per Kosoven.
I njejti eshte deshmuar negociator ekstrem i dobet dhe i dëmshëm njejte sikurse shefi i tij Albin Kurti. /Paparaci.com/