Të fundit

Izrael-Hamas: Katari propozon lirim të 50 pengjeve në këmbim të një armëpushimi 3-ditor

Ndërmjetësuesit e Katarit po kërkojnë që të bëjnë një marrëveshje midis Hamasit dhe Izraelit që përfshin lirimin e rreth 50 pengjeve civile nga Gaza në këmbim të një armëpushimi tre-ditor, i tha Reuters një zyrtar i informuar mbi negociatat, transmeton Klankosova.tv.

Marrëveshja, në diskutim, e cila është koordinuar me ShBA-në, do të bënte që Izraeli të lirojë disa gra dhe fëmijë palestinezë nga burgjet izraelite dhe të rrisë sasinë e ndihmës humanitare të lejuar në Gaza.

Kjo do të shënonte lirimin më të madh të pengjeve të mbajtura nga Hamasi që kur grupi militant palestinez shpërtheu mbi kufirin e Gazës, sulmoi pjesë të Izraelit dhe mori pengje në enklavë.

Hamasi ka rënë dakord me kushtet e përgjithshme të kësaj marrëveshjeje, por Izraeli jo dhe është ende duke negociuar detajet, tha zyrtari.

Nuk dihet se sa gra dhe fëmijë palestinezë do të lirojë Izraeli nga burgjet e tij si pjesë e marrëveshjes në diskutim.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci