Të fundit

Shqipëri: Edukatorja dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar me autizëm

Një rast dhune raportohet të ketë ndodhur në një kopsht publik, në Elbasan.

Policia e Elbasanit ka nisur hetimin në gjendje të lirë për edukatoren 57-vjeçare O. B., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 5-vjeçar autik, raporton Topchannel.

Në momentin e parë që prindërit kanë denoncuar rastin për dyshim për dhunë, ndaj edukatores është marrë masa e pezullimit deri në verifikimin e plotë të rastit.

Një grup prej 6 ekspertësh, përfshirë psikologë, po punon për zbardhjen e rrethanave.

Denoncimi vjen ditën kur task-forca e ngritur nga Ministria e Arsimit ka nisur kontrollet nëpër kopshte dhe çerdhe.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci