Të fundit

Rama për Asociacionin: Formulë fantastike

Vendi ku është, e koha kur e thotë, nuk çojnë peshë. Edi Rama nuk ngurron dhe çdoherë ka diçka për të thënë rreth Kosovës, e sidomos në raport të kësaj me Serbinë.

Kështu bëri edhe gjatë fjalimit të tij në forumin e mediave të Evropës Juglindore që u mbajt në Tiranë, e ku foli për planin më të ri për asociacionin e komunave me shumicë serbe, që i është ofruar Prishtinës e Beogradit.

“Kam besuar gjithmonë se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, tani në tavolinë është një formulë fantastike për të dyja palët, pra është një formulë jeto dhe lëri të tjetër të jetojnë, është formula që të dyja palët mund ta pranojnë“, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai guxoi të bëjë deklarata të forta për Kosovën edhe më parë. Madje, të tilla që nuk ia pëlqyen krerët institucionalistë në Prishtinë, si puna e asaj pas rastit të agresionit në Bansjkë.

Rama kishte thënë se për të parandaluar konfliktin, KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës.

I pari i qeverisë shqiptare shkoi edhe më tej, duke kërkuar që hapat e parë në tejkalimin e situatës t’i bëjë Kosova, edhe nëse Serbia nuk pajtohet.

Kështu tha në sy të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, teksa i bënte thirrje Kosovës që ta nënshkruajë ujdinë e propozuar më herët nga Berlini e Parisi.

Rama guxoi të hartojë një draft asociacioni, të cilin ua dorëzoi krerëve evropianë, në qershor.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci