Zvicra është duke udhëhequr 1:0 ndaj Izraelit pas pjesës së parë, në ndeshjen e Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.
Ruben Vargas e ka shënuar golin e vetëm në këtë pjesëlojë. Granit Xhaka ka shkruar historinë për “helvetikët” pasi është duke e luajtur ndeshjen e 119-të në karrierë me fanellën e Zvicrës.
Në rast të fitores në këtë ballafaqim, Zvicra do ta siguronte kalimin në Evropianin e vitit të ardhshëm në Gjermani.