Të fundit

Kurti thotë se deshi ta nënshkruante propozimin për Asociacionin, por Vuçiqi kërkoi firmosje ndaras me BE-në

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pranuar edhe njëherë se do ta nënshkruante në takimin e fundit në Bruksel, propozimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për austriaken derStandard, ai është pyetur pse pavarësisht propozimit që u hodh në tryezë, nuk pati përsëri një marrëveshje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton klankosova.tv.

STANDARD: Ju dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq u kthyet së fundmi në Bruksel. Është paraqitur propozimi për Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Megjithatë, nuk kishte asnjë marrëveshje.

Kurti: Kam dashur të nënshkruaj edhe marrëveshjen kornizë me Serbinë edhe këtë propozim. Por Vuçiq donte që Serbia dhe Kosova të nënshkruanin ndaras me BE-në. Por nuk kam për të normalizuar marrëdhëniet me BE-në, por ato me Serbinë! Vuçiq ka kërkuar edhe një fletë tjetër ku thuhet se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, se Kosova nuk do të ketë vend në Kombet e Bashkuara dhe se Serbia nuk do ta pranojë integritetin territorial të Kosovës.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci