Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi që pas shqiptimit të gjobës për kundërvajtje në trafik ka kanosur zyrtarin policor.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “kanosje”.