Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi është prezantuar si zyrtar policor dhe një personi ia kishte marrur 600 euro.
Personi i cili është prezantuar si zyrtar policor i kishte “premtuar se do t’ia lirojë vëllaun nga burgu”.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njofitm.