Të fundit

Nga Prishtina në Prizren, si u paraqitën rrejshëm tre persona si pjesëtarë të IPK-së

Janë arrestuar dje tre persona në Prizren, pasi u paraqitën rrejshëm si pjesëtarë të IPK-së. Policia e Kosovës njofton se të njëjtit u arrestuan në Prishtinë.

Ata dje kanë shkuar në një fabrikë në Prizren, kinse për të nxjerrë një borxh, gjithnjë duke u prezantuar se janë pjesëtaret e Inspektoratit të Policisë së Kosovës.

Mirëpo, hetuesit e policisë kanë identifikuar ata ku të njëjtit pas intervistimit kanë pranuar veprën e kryer.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me date 15/11/2023 , rreth  orës19:00, janë identifikuar dhe janë arrestuar tre te dyshuar të  kane shkuar në njërin prej fabrikave të qytetit të Prizrenit  kinse për të nxjerrë një borxhe, të njëjtit janë prezantuar se janë pjesëtaret e Inspektoratit të Policisë së Kosovës, konkretisht janë prezantuar në emër të një zyrtari të lartë të Inspektoratit.

Pas pranimit të informatës,  hetuesit e Sektorit Rajonale të Hetimeve të  Prizrenit   kane dale ne vend  ngjarjes dhe pas mbledhjes së provave dhe dëshmive të nevojshme  është  kuptuar se të njëjtit nuk janë pjesëtaret e Inspektoratit të Policisë së Kosovës,  por janë persona te cilët kane keqpërdor emrin e tyre .

Rreth orës 19:00 të  dyshimtët pasi që janë identifikuar dhe lokalizuar  janë arrestuar  që të tre në Prishtinë.

Të njëjtit  janë intervistuar në prani të avokateve dhe kane pranuar veprën.

Me urdhër të Prokurorit  Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm dy të dyshuarit ndalohen  në ndalim policor për 48 orëve, kurse i dyshuari i tret shkon  në procedurë të rregullt./Paparaci

U prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të IPK-së, arrestohen tre persona në Prizren

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci